Arbëri

Politikani dhe biznesmeni Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje për spitalin COVID 2 në Tiranë

Politikani dhe biznesmeni Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje për spitalin COVID 2 në Tiranë

Politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi—spitali COVID 2 në Shqipëri - ku po trajtohen mbi 200 pacientë, disa në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit, Alma Cani, e cila ka falënderuar publikisht Shehajn në një status në Facebook, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.