Arbëri

KDI-ja e OJQ-të u kërkojnë disa komunave dhe qeverisë përkushtim në adresimin e problemeve

Foto: KDI
 

Instituti Demokratik i Kosovës dhe organizatat joqeveritare kanë kërkuar nga qeveria dhe komunat si Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Lipjani, Podujeva dhe Istogu, përkushtim për adresimin e problemeve sistematike të identifikuara nga zyra kombëtare e auditimit.

Përmes një kumtese, thonë se duke iu referuar raporteve të Auditorit të përgjithshëm për këto 6 komuna për periudhën 2015 – 2018, koalicioni i OJQ-ve kishte gjetur se rreth 33 çështje që lidhen me menaxhimin financiar janë duke u përsëritur nga viti në vit.