Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OraNews: Veliaj në Turqi për shërim të COVID-19

Më 28 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, është konfirmuar me COVID-19 dhe nga atëherë, nuk është dhënë ndonjë detaj për ecurinë e betejës së tij me këtë sëmundje.

Por sot, OraNews shkruan se ai është nisur për Turqi, ku do të mjekohet në një prej klinikave të njohura të këtij vendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Burime pranë kryebashkiakut, familjarë dhe të njohur bëjnë të ditur se Erion Veliaj është nisur për kurim jashtë vendit, disa ditë pas njoftimit për prekjen me COVID-19. Mësohet se ai do të kurohet në një nga spitalet e njohura turke. Gjithashtu mësohet se kryebashkiaku tashmë ka mbërritur atje”, thuhet në njoftimin e Ora News.