Arbëri

Kalon në lexim të parë projektligji për luftimin e pandemisë

Si rrallëherë, partitë politike janë unifikuar në përkrahje të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19, të propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Ky projektligj kaloi në shqyrtim të parë me 77 vota për dhe një kundër, teksa fillimisht ishte mbështetur nga LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, theksoi se ky projektligj, i cili deri më tash ka mbetur peng i politikave ditore, ka për qëllim parësor mbrojtjen e shëndetit publik, raporton KOHA.