Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shëruar nga COVID-19.
PDK-ja ka njoftuar përmes faqes zyrtare në Facebook se “pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është̈ kthyer me punët e përditshme në parti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e PDK-së, Veseli ka bërë thirrje që qytetarët të bartin maskën, të ruajnë distancën e të pastrojnë duart sa më shpesh.
“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t'i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje”, ka thënë̈ Veseli.