16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.
Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688. Në 24 orët e fundit janë testuar 475 mostra e 196 kanë rezultuar poizitive.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna e Pejës 20 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Prizrenit 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Malishevës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Deçanit 5 raste, komuna e Istogut 4 raste, komuna e Kaçanikut 4 raste, komuna e Dragashit 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Klinës, Obiliqit dhe Skenderajt.
