Arbëri

ASHAK-u vlerëson se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit: Dialogu me Serbinë në këtë kohë nuk është prioritet

ASHAK-u vlerëson se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit: Dialogu me Serbinë në këtë kohë nuk është prioritet

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës vlerëson se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit dhe se gjendja e prezantuar nuk i përgjigjet situatës reale.

Kryesia e ASHAK-ut përmes një komunikate vlerëson se e gjithë klasa politike, të gjitha qeveritë e pasluftës janë përgjegjëse për situatën e krijuar. PO ashtu, sipas ASHAK-ut, dialogu me Serbinë në këtë kohë dhe rrethanë nuk duhet të jetë prioritet për Kosovën dhe se ai është duke u përdorur për të mbajtur në pushtet individë e politika recidiviste.