Arbëri

Epidemiologu serb: Të infektuarit nga Presheva e Bujanoci po trajtohen në Kosovë

Epidemiologu serb: Të infektuarit nga Presheva e Bujanoci po trajtohen në Kosovë

Epidemiologu serb, Branislav Tidoroviq, ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 në Luginën e Preshevës është më i lartë në krahasim me të dhënat zyrtare. Sipas tij, kjo për shkak se shumë qytetarë të Preshevës dhe Bujanocit, të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Kosovë.

Tidoroviq, i cili është edhe anëtar i shtabit të Krizave në Republikën e Serbisë, u shpreh kështu në një vizitë që i bëri komunës së Bujanocit, e ku u takua me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.