Arbëri

Kosova pranon pajisje për luftimin e COVID-19 nga BE-ja

Kosova pranon pajisje për luftimin e COVID-19 nga BE-ja
Foto:QKUK / FB

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar zëvendësambasadori i BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.