Arbëri

Rreth 100 institucione shëndetësore kërkojnë licencë për të kryer teste për COVID-19

Rreth 100 institucione shëndetësore private kanë aplikuar për të marrë licencën për të kryer teste për COVID-19. Gjatë kësaj jave, aplikacionet pritet të shqyrtohen nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore, i cili do të vendosë se cilat i plotësojnë kushtet e cilat jo, raporton KOHA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se Bordi do të punojë me orar shtesë në mënyrë që procesi të kryhet sa më shpejt.