Arbëri

Policia mësyn me armë dhe maska në ambientet e “Ora News” dhe “RTV Ora”

Policia mësyn me armë dhe maska në ambientet e “Ora News” dhe “RTV Ora”

Forcat e Policisë së Shtetit kanë mësyrë ditën e sotme në ambientet e televizionit “Ora News” dhe “RTV Ora”. Aksioni i policisë, të cilët janë me maska dhe të armatosur me automatik, vjen pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të pronarit Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi.

Më herët, avokatët deklaruan se vendimin e SPAK do t’a apelojnë, ndërsa e cilësuan sekuestrimin e medias si një akt politikë.