Arbëri

Bajrami: Presim javën tjetër të nis shqyrtimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend

 

Pas miratimit të buxhetit të rishikuar, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami po kërkon nga Kuvendi edhe shqyrtimin dhe miratimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Ministrja Bajrami ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se për adresimin e krizës shëndetësore e në veçanti për çështje ekonomike, Ministria e Financave ka sponsorizuar një projektligj horizontal ose ‘omnibus’ me një fond prej 385 milionë euro.