Arbëri

Ipeshkvi Dodë Gjergji i uron Myftiut Tërnava dhe besimtarëve myslimanë Bajramin

 

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se Myftiu Naim Tërnava ka marrë urime nga Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë – Prizren, z. Dodë Gjergji me rastin e festës së Kurban Bajramit, si dhe për fillimin e ndërtimit të Xhamisë qendrore në Prishtinë.

Ipeshkvi Gjergji i ka uruar shëndet, mirësi dhe paqe Myftiut Naim ef. Tërnava, familjes së tij, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam.