Arbëri

Avdyli akuzon Hysenin: Nga 9 pikat e marrëveshjes, vetëm një në interes të Kosovës

Avdyli akuzon Hysenin: Nga 9 pikat e marrëveshjes, vetëm një në interes të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po prodhon nëntë pika, të cilat përveç çështjes së të pagjeturve, të gjitha janë në interes të Serbisë.

Ai ka thënë se këto pika të cilat po diskutohen mes koordinatorit të Kosovës, Skënder Hyseni dhe atij Serbisë, Marko Gjuriq me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, janë tmerrësisht të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës.