Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti
Qeveria, në mbledhjen e 15-të, të mërkuren, ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.
Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’iu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.
Në anën tjetër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
E Bajrami, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hoti ka saktësuar se pas miratimit të projektligjit në Kuvend, qytetarët do t’i kenë katër muaj në dispozicion për tërheqjen e këtyre kursimeve. Ajo ka shtuar se përpos prioritetit të dhënë në rishikim të buxhetit, “ne masat i kemi parë në këtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”.
“Me këtë projektligj janë plotësuar e ndryshuar disa ligje. Këto nene do të jenë në fuqi përkohësisht që nënkupton se do të jenë në fuqi deri në dhjetor të vitit 2021. Kemi paraparë ndryshim-plotësimin e ligjit për fondet pensionale. Përfundimisht do të mundësohet ajo tërheqja, ne mendojmë që menjëherë pas aprovimit të ligjit”, ka thënë ajo.
Hoti njofton ministrat për aktivitetet rreth dialogut
Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar gjatë mbledhjes së Qeverisë, të mërkuren, një përmbledhje të të gjitha aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të procesit të dialogut.
Duke folur për emërimin e koordinatorit shtetëror për dialogun, Hoti ka thënë se ai është i ngarkuar me organizimin e gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë.
"Mbi bazën e platformës që e kemi dakordu mes kabinetit qeveritar janë mbajtur diskutimet deri më tash, duke filluar nga Samiti i Parisit. Në këtë samit unë kam prezantuar në detaje platformën tonë me Serbinë. Pas raportimeve në samitin e Parisit më 12 korrik është mbajtur videokonferenca, ku të dy palët kemi prezantuar qëndrimet e jemi dakorduar pastaj për takimin për të diskutuar për dy çështjet për personat e pagjetur dhe për aspektin ekonomik. Sa herë që të kemi diskutime të tilla unë do ju mbaj të informuar. Kam emëruar dje koordinatorin shtetëror i cili ka marrë përsipër të gjithë organizimin e këtij procesi të rëndësishëm", ka thënë Hoti në fillim të mbledhjes së kabinetit të tij.
Nis mbledhja e Qeverisë
Shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është e para prej 14 pikave të rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, që ka nisur në orën 11:00.
Krahas saj do të diskutohet edhe për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim, lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën, sipas rendit të ditës.
Pikë e tretë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ekipit Nacional për hartimin e Strategjisë për Specializim të Mençur (ZKM).
Krahas tyre do të shqyrtohet edhe drafti i Planit të veprimit 2020-2021 për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave “Sistemi i Planifikimit të Integruar” 2017-2021; shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 4 anëtarëve të bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale; shqyrtimi i propozim-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për korrik dhe gusht të 2020-s, midis tjerash.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

ORCA për “PISA 2022”: Katastrofë arsimore

Shoqëria civile thotë se reforma në drejtësi ka mbetur në udhëkryq: Qeveria dështoi

“PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Kurti për vrasjen e Liridona Ademajt e 14-vjeçares në Shkup: S’mjafton vetëm arrestimi

Halitjaha thotë se UÇK-ja nuk pati as burgje e as gjykata ushtarake

Vdiq Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme

Ish-ministri i Jashtëm lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, sot protestohet në Prishtinë

Moti sot në Kosovë

Januzi: Minatorët u tradhtuan, pagat e tetorit i morëm tek më 27 nëntor

Deputeti i LVV-së për vrasjen e Liridona Ademjat: Do të votoja për rikthimin e dënimit me vdekje
