Brohoritma, këngë e mosrespektim masash në pritjen e Thaçit
- 23:50Brohoritma, këngë e mosrespektim masash në pritjen e Thaçit
- 21:59Thaçi: Në këtë kohë të vështirë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë
- 20:17Qindra qytetarë e presin Thaçin në Morinë dhe në Komoran
- 18:41Dhjetëra qytetarë në Morinë në pritje të Thaçit
- 18:03Thaçi nesër mbrëma flet për katër ditët intervistim nga Specialja
Brohoritma, këngë e mosrespektim masash në pritjen e Thaçit
Me këngë e valle u prit presidenti Thaçi në Morinë, pas kthimit nga Haga
Me këngë e valle u prit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pikën kufitare në Morinë, pas kthimit nga Haga, ku u intervistua për katër ditë me radhë nga Prokurori i Specializuar.
Në mesin e tyre ishin edhe ish-luftëtarë të UÇK-së e persona që kishin dëshmuar vetë atje.
Të gjithë ata që ishin mbledhur besonin në pafajësinë e presidentit.
Përveç qytetarëve që kishin ardhur me vetiniciativë, edhe Organizata e Veteranëve të Luftës kishte dalë për ta pritur presidentin.
Për rreth një orë pritje në Morinë, ata me brohoritma tregonin përkrahjen ndaj Thaçit.
Me të marrë vesh që ai do të kalonte pikën kufitare, turma doli jashtë kontrollit.
Policia nuk po mund të menaxhonte situatën, e numri i qytetarëve ishte i lartë.
Nuk respektohej distanca e një numër i konsiderueshëm i tyre nuk kishin as maska.
Kur arriti, kaloi pikën kufitare, të parit të shtetit ish-luftëtarët i dhuruan edhe flamur.
Nën përcjelljen e zakonshme të mbrojtjes së afërt, pati edhe njësi të policisë që ia hapnin rrugën presidentit për të kaluar e përshëndetur qytetarët.
Për disa minuta Thaçi falënderoi disa prej tyre, duke mos u respektuar distanca e po ashtu presidenti nuk bartte as maskë.
Pas kësaj, Thaçi u drejtua për në Komoran, ku e pritën disa qytetarë të tjerë.
Mirëpo, as aty ai nuk foli para mediave. Ndërkaq njoftoi se të shtunën në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve me një video-konferencë.
Presidenti Hashim Thaçi u intervistua për 4 ditë radhazi nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Të enjten tha se po të jetë ky institucion i paanshëm e neutral, do të vijë në përfundim se ai nuk ka kryer krime.
Kjo zyrë e ngarkon atë, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa persona të tjerë me krime lufte.
Sipas aktakuzës, pretendohet se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Aty shtohet se krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë, romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Aktakuza ka afat të konfirmohet ose të hidhet poshtë deri në fund të tetorit.
Thaçi: Në këtë kohë të vështirë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar të gjithë ata që dolën ta presin në pikën kufitare në Morinë dhe në Komoran.
Ai u është drejtuar qytetarëve përmes një postimi në Facebook,, ndërkohë që për nesër mbrëma ka paralajmëruar një fjalim për atë që ndodhi për katër ditë intervistim në Hagë, ku u mor në pyetje rreth aktakuzës nga Specialja.
“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, ka shkruar Thaçi.
Qindra qytetarë e presin Thaçin në Morinë dhe në Komoran
Qindra qytetarë kanë pritur presidentin e vendit Hashim Thaçi në pikën kufitare në Morinë.
Ai është pritur me thirrjet “Thaçi, Thaçi” dhe “UÇK, UÇK”.
Shumë qytetarë janë mbledhur edhe në Komoran në pritje të tij.
Thaçi sot mbërriti fillimisht në Tiranë nga Haga ku qëndroi për katër ditë duke u intervistuar nga Prokurorët e Speciales në lidhje me aktakuzën ndaj tij, e më pas u nis për Kosovë.
Në Kosovë është futur pak pas orës 20:00.
Për nesër mbrëma ka paralajmëruar një fjalim për atë që ndodhi për katër ditë në Hagë.
Dhjetëra qytetarë në Morinë në pritje të Thaçit
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë dhe po presin ardhjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi është nisur nga Tirana, ku nga Haga mbërriti rreth orës 18:00.
Në pikën kufitare në Morinë pritet të mbërrijë rreth orës 19.00.
Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Presidenti ka qenë në Hagë jo për të mbrojtur veten, por luftën e UÇK-së. Ne kemi bërë një luftë të drejtë dhe të pastër. Ne nga fillimi kemi qenë kundër Gjykatës Speciale. Thaçi e ka mbrojtur mirë vendin dhe presim që të hidhet poshtë aktakuza”, ka thënë Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.
Thaçi nesër mbrëma flet për katër ditët intervistim nga Specialja
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur para pak çastesh në Tiranë nga Haga ku për katër ditë u intervistua nga prokurorët e Dhomave të Specializuar për aktakuzën e ngritur ndaj tij.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte do të vijë në Kosovë, kurse nesër mbrëma do të mbajë një fjalim për atë që ndodhi në Hagë.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Buxhovi: Pavarësisht ndarjes nga Shqipëria, Kosova e shqiptarët u mbijetuan planeve ogure të fqinjëve

Borrell: Do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në veri të Kosovës

Stoltenberg: NATO do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për ta siguruar stabilitetin në Ballkan

Blinkeni kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s

Nga Prishtina, Erzen Zyberaj mbërrin në Tiranë me vrap për mbi 24 orë

Osmani te Kulla e Isa Boletinit: Nëse ka nevojë, nga ky vend do të mbrohet çdo cep i territorit

Caktohet trupi gjykues i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Haradinajt

Begaj: Dita e Flamurit, festa më e bukur e shqiptarisë

Konjufca dhe ministrat bëjnë homazhe te shtatorja “Heroinat”

NATO uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

Rama kujton komandantin Adem Jashari në 68-vjetorin e lindjes së tij
