Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.
Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi dhe drejtori menaxhues i AKP-së, Tolaj, kanë diskutuar për domosdoshmërinë që të trajtohen me prioritet lëndët e pazgjidhur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit në Kosovë, dhe poashtu shqyrtuan modalitetet e dhënies së pronave shoqërore në shfrytëzim të Gjykatës në Mitrovicë dhe Prizren.
Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të legjislacionit, i cili do t’u shërbente këtyre institucioneve në ngritjen e efikasitetit në punën e tyre me qëllim të fuqizimit dhe ofrimit të sigurisë juridike të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Tolaj ka falënderuar Ministrin Selimi për interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar duke e siguruar se AKP mbetet e përkushtuar të ofrojë zgjidhje brenda kompetencave të saj në të gjitha çështjet që lidhen me interesin publik.
-
Selimi: Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit
-
Selimi: MD e angazhuar të finalizojë çdo proces për sistemin e drejtësisë
-
Ministri Selimi kërkon në mbledhjen e Qeverisë ndërprerjen e dialogut
-
Bashkimi Evropian mbetet synimi strategjik i Qeverisë së Kosovës
-
Selimi: Në takim me shefin e EULEX-it shpreha shqetësimin për aksionin e fundit të Speciales