Arbëri

Hoti: Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse në këtë proces, hyhet për njohje reciproke.

Ai ka thënë se ky qëndrim i Kosovës është paraqitur edhe në takimin virtual të zhvilluar të dielën.

“Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve arrihet vetëm përmes njohjes reciproke, nuk ka më kuptim procesi i dialogut. Kemi dialoguar për gati dhjetë vjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe është e qartë se këto marrëdhënie mund të normalizohen vetëm kur të arrijmë njohje reciproke”, ka thënë Hoti. Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës që zhvilloi në kompaninë “Sowi Kosova” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.