Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se më 11 dhe 12 korrik 2020 ( e shtunë dhe e diel) do të bëhet mbyllja për qarkullim e segmentit 6 të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga kyçja në fshatin Konjuh deri në kyçjen e fshatit Babush (në kryqëzimin Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa: kryqëzimi në Banullë - udhëkryqi Bresalc)
Punimet në fjalë do të zhvillohen për montimin (vendosjen e trarëve) në mbikalimin në fshatin Banullë.
Kjo pjesë e Autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur të shtunën dhe te dielën nga ora 8.00 deri në ora 18.00.
Qytetarët që këto dy ditë kanë planifikuar të kalojnë nëpër këtë Autostradë, si rrugë alternative për qarkullim do të jetë rruga e vjetër Prishtinë – Ferizaj.
-
Sot ndalohet qarkullimi në një pjesë të autoudhës “Arbën Xhaferi”
-
Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi”
-
Sot mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Nesër nga ora 9-16 mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave