Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë vdekur sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Me shtimin e 6 vdekjeve të së shtunës, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë arrin në 64.