Arbëri

IKSHPK-ja e mbingarkuar, pritet shpërndarja e aparaturave për testim nëpër spitale rajonale

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare është i vetmi që kryen testimin për koronavirus në Kosovë. Megjithatë, me rritjen e numrit të të infektuarve është mbingarkuar edhe ky institucion.

Për këtë Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë aparatura për testimin e personave të dyshuar se janë të infektuar me këtë virus edhe nëpër spitale rajonale.