Arbëri

Sipas Grenellit, SHBA-ja nxiti Evropën të veprojë për liberalizim vizash për Kosovën

Sipas Grenellit, SHBA-ja nxiti Evropën të veprojë për liberalizim vizash për Kosovën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se fokusi i SHBA-së në normalizimin ekonomik mes dy vendeve ka motivuar evropianët të merren me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar kërkesën e eurodeputetëve drejtuar Gjermanisë që gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ky shtet, të liberalizohen vizat për Kosovën, Grenell është shprehur se ky lajm është i mirëpritur.