Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Grenellit, SHBA-ja nxiti Evropën të veprojë për liberalizim vizash për Kosovën

Richard Grenell

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

Foto: Alban Bujari

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se fokusi i SHBA-së në normalizimin ekonomik mes dy vendeve ka motivuar evropianët të merren me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar kërkesën e eurodeputetëve drejtuar Gjermanisë që gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ky shtet, të liberalizohen vizat për Kosovën, Grenell është shprehur se ky lajm është i mirëpritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më në fund. Ky është lajm i mirëpritur madje edhe nëse vlen për vetëm disa industri të caktuara biznesi. Fokusi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka nxitur të merren hapa nga evropianët”, ka shkruar ai në Twitter.