Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtëpiak dyjavor”, ka thënë Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo