Arbëri

“Trumpi e autorizoi Grenellin t’i japë edhe një mundësi dialogut, përndryshe caktohet në detyra tjera”

 

Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbrëmë ka mbajtur një takim virtual bashkë me anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar.

Grenell i informoi pjesëmarrësit rreth takimit që kishte pasur gjatë ditës së djeshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e informoi rreth anulimit të takimit që pritej të mbahej sot në Washington për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.