Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB-ja inicion hartimin e ligjit të cilin Hoti e kishte quajtur të panevojshëm

Përkundër që ishin shprehur publikisht kundër hartimit të një ligji të veçantë kundër COVID-19, edhe kryeministri Avdullah Hoti e edhe nga Ministria e Shëndetësisë, një iniciativë e tillë është ndërmarrë nga një trup tjetër institucional që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka vendosur që të ndërmarrë një iniciativë për hartimin e një ligji të veçantë antiCOVID-19, shkruan KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një përgjigje dhënë gazetës, zyra për media e MPB-së nuk ka dhënë detaje për këtë iniciative vetëm se e kanë konfirmuar atë dhe kanë thënë se janë në fazën e inicimit të hartimit të këtij ligji.

“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marrë një iniciativë të hartojë ligjin antiCOVID-19. Ne jemi ende në fazën e inicimit”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.