Arbëri

Shkon në 42 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Shkon në 42 numri i të vdekurve nga koronavirusi
 

Dy vdekje më shumë se një ditë më parë janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë për situatën me koronavirus.

Të enjten, sipas raportit zyrtar, numri i të vdekurve si pasojë e virusit ka shkuar në 42, për dallim nga 40 sa ishte të mërkurën.