Arbëri

Ramadani nuk raporton në Komision për kasafortën në MPB, diskutime edhe për Ligjin e AKI-së

Ramadani nuk raporton në Komision për kasafortën në MPB, diskutime edhe për Ligjin e AKI-së
 

Para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot ka raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani. Në këtë mbledhje u diskutua për mundësinë e ndryshimit të ligjit të AKI-së.

Pas mbledhjes, e cila u mbajt pa praninë e mediave, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhelili tha se inspektori i përgjithshëm i AKI-së gjatë periudhës gjashtëmujore ka bërë një punë të mirë.