Arbëri

“Hezbollahu” shpallet organizatë terroriste në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpallur organizatën “Hezbollah” organizatë terroriste në territorin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste “Hezbollah” krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me vendim obligohen organet e sigurisë në Kosovë që të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e vendimit.