Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia s’e ndal fushatën, Daçiq falënderon Meksikën për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka falënderuar ambasadorin e Meksikës, Antonio Garsia Blanka për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës, gjatë një takimi në Beograd, ku ambasadori meksikan bëri vizitën e tij të fundit ngase ka përfunduar mandatin e shërbimit si ambasador në Serbi, shkruan Most.

Daçiq ka falënderuar Meksikën për përkrahje të vazhdueshme kur janë në fjalë “principet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, dhe ka përsëritur “falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e sovraniteti dhe integritetit territorial të Serbisë”, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë deklarim, Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë Daçiq po vazhdon kampanjën agresive diplomatike që Kosova të mos njihet ndërkombëtarisht.

Një falënderim të tillë ia kishte bërë edhe Algjerisë, një ditë pasi emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell kishte deklaruar se ka marrë zotimin se Serbia do ta ndal fushatën e mosnjohjes për Kosovën.