Arbëri

Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës

Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës

Beograd, 17 qershor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot TV Prva se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por “me siguri nuk do të pranojmë Kosovën”, transmeton Koha.net

“Nuk jemi afër zgjidhjes. Ne kemi provuar të japim disa propozime, por ato kryesisht kanë ndeshur në refuzim, e as që është diskutuar zyrtarisht ndonjëherë për to”, është shprehur ai, duke shtuar se “Ata që organizojnë dialogun duhet ta dinë se ne me siguri nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës...” ka thënë Daçiq.