Arbëri

Leku forcon pozitat në raport me monedhat e huaja

Leku forcon pozitat në raport me monedhat e huaja
 

Tiranë, 16 qershor - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot me 109.72 lekë ose 0.83 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa euro u zhvlerësua lehtë me 0.04 lekë dhe këmbehet me 124.25 lekë.