Arbëri

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, reagon MPJD-ja

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, reagon MPJD-ja
 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë.

Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, me ç’rast është hedhur, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës.