Arbëri

Komiteti i Helsinkit në Serbi i kërkon BE-së të refuzojë ndarjen e Kosovës

Sonja Biserko
Sonja Biserko
 

Në prag të rinisjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka kërkuar nga të gjitha nivelet e Bashkimit Evropian të refuzojnë opsionin e ndarjes së Kosovës.

Në një komunikatë për “Urgjencën e Përpjekjeve të Intensifikuara për të mbrojtur Parimet dhe Vlerat Evropiane në procesin e Zgjidhjes së Çështjes së Kosovës”, kryetarja e këtij komiteti, Sonja Biserko ka thënë se një ide për ndarje të Kosovës do të ishte e rrezikshme për gjithë Evropën.