Arbëri

Mot i paqëndrueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm.

“Në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.

IHMK-ja shton se reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.