Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të mos pinë cigare brenda hapësirës së Kuvendit.
Ajo në një moment tha se po vërehet tymi dhe dha vërejtjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po vërehet tymi që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do të monitorojë këtë shkelje dhe do të shqiptojë dënime të merituara. Deputetët janë të njoftuar për këtë”, tha ajo.
Muaj më parë, kamerat kishin zënë deputetin e AAK-së Daut Haradinaj, duke tymosur në sallën afër asaj kryesore të Kuvendit. Për këtë kishte kërkuar falje pak çaste më vonë, duke thënë se këtë e bëjnë të gjithë deputetët.