Arbëri

Ekipet mjekësore mbërrijnë në Kuvend për t’i kontrolluar deputetët

Ekipet mjekësore që do të kontrollojnë deputetët para hyrjes në seancë tani kanë arritur në Kuvend.

Ndërkohë që deri më tani nuk janë parë deputetë që kanë ardhur në ndërtesën e Kuvendit, meqenëse po vazhdon mbledhja e parë e Qeverisë Hoti.

Kuvendi do të mblidhet për të ngritur një komision hetimor rreth menaxhimit të situatës me COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti dhe disa çështje të tjera.