Në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbante konferencë pas votimit të Qeverisë Hoti, një grup qytetarësh e quante “hajn” të parin e shtetit.
Pas tentimit të tyre që të hyjnë në rrethojat e oborrit të Kuvendit, ku Thaçi po mbante konferencën për media, ka ndërhyrë Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas KosovaPressit, pretendojnë se një anëtar i tyre është goditur nga katër persona, që kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë konferencës së Thaçit.
Në fotografi shihet se një aktivist i VV-së është shoqëruar në polici.
Sot gjatë ditës, disa qytetarë protestuan vazhdimisht në kohën kur në Kuvend u votua pro Qeverisë Hoti.