VV: Protestat po bëhen të pashmangshme, por jo të mërkurën

VV: Protestat po bëhen të pashmangshme, por jo të mërkurën
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se protestat po bëhen të pashmangshme, pasi Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën formimit të Qeverisë Hoti, duke shpallur kushtetues dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e tij. Megjithatë, në një njoftim të VV-së thuhet se nuk do të ketë protesta të mërkurën, kur pritet votimi i Qeverisë Hoti në Kuvend.
Pas mbledhjes së kryesisë, VV-ja ka thënë se aty u kritikua ashpër aktgjykimi i fundit i Kushtetueses.
Sipas VV-së, ky vendim e ka vulosur gjykatën si të kapur, “madje edhe më fort se shteti ynë në përgjithësi”.
“Përjashtimi edhe i zgjedhjeve edhe i fituesit është i pashembullt dhe e bën këtë Aktgjykim të padrejtë e të papranueshëm”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së, peticioni i nisur “Duam Zgjedhje!” do të thyejë të gjitha rekordet duke u bërë peticioni më i madh deri tash në Kosovë.
Vetëvendosje ka thënë se është kundër tentimit për formimin e qeverisë së re.
Sipas kësaj partie, kjo do të ishte qeveri e presidentit.
“U kundërshtua tentimi për qeveri të re pa zgjedhje të reja nga regjimi i vjetër. Kjo qeveri do të ishte qeveri e presidentit. Ajo nuk do të ngërthente as 1/3 e mbështetjes qytetare elektorale dhe do të varej komplet nga Lista Serbe. Asisoj, negociatat brenda-qeveritare të saj do të bëheshin negociata ndër-shtetërore me Serbinë”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së, protestat po bëhen të pashmangshme, megjithatë ka shtuar se s’do t’i organizojë nesër.
“Protestat po bëhen të pashmangshme. Megjithatë, LVV nuk do të organizojë protestë nesër. Për neve qeveria nuk është qëllim, por mjet për shtetin dhe shërbim për qytetarin. Natyrisht, nuk duam të dekurajojmë protesta të tjera të paralajmëruara nga grupe të ndryshme të qytetarëve”, përfundon komunikata e VV-së.
Mblidhet kryesia e Vetëvendosjes
Kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur në një takim në selinë e kësaj partie, një ditë para seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Ai ka bërë të ditur se janë mbledhur Kryesia dhe Grupi Parlamentar.
Vetëvendosje konsideron se Kushtetuesja nuk ka marrë vendim të drejtë sa i përket dekretit të presidentit për emrin e mandatarit.
Kjo parti vazhdimisht insiston për shkuarje në zgjedhje të reja dhe ka organizuar edhe një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve.
Seanca për votimin e qeverisë Hoti mbahet nesër duke filluar nga ora 11.00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Trendafilova: E pikëlluar që Gjykata Speciale etiketohet si institucion i padrejtë
Tajkohen Lajçaku e Sarrazini, flasin për dialogun

Vetëm 7 nga 608 aplikantët për inspektorë kaluan fazat testuese

Spahiu për marrëdhëniet me Shqipërinë: Në Kosovë është importuar inferioriteti

Zv.kryeshefi Hoxha tejkalon ish-kryeshefat me vizita e shpenzime

Osmani e Kurti takohen me Peach, flasin për dialogun dhe sigurinë në Kosovë

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor

AGK-ja thirrje Policisë: Të respektohet puna e gazetarëve

Bala: Po synojmë ndërtimin e një shoqërie pa dhunë

Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale

Stoltenberg: Kosova shembull se si NATO e BE-ja bashkëpunojnë ngushtë
