LDK-ja thirr për nesër mbledhjen e Kryesisë ku do të vendoset përbërja e Qeverisë Hoti

LDK-ja thirr për nesër mbledhjen e Kryesisë ku do të vendoset përbërja e Qeverisë Hoti
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, në të cilën do të bëhet e ditur përbërja e Qeverisë Hoti.
Kjo mbledhje e Kryesisë ishte paralajmëruar për sot, por u shty në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar LDK-ja përmes një njoftimi në Facebook.
Sot, Kushtetuesja e ka shpallur aktgjykimin e plotë.
LDK-ja shtyn mbledhjen e Kryesisë në pritje të aktgjykimit të plotë të Kushtetueses
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mungesë të vendimit të plotë, është pezulluar edhe mbledhja e Kryesisë së partisë.
Ai i ka thënë KOHËS se sapo të pranojnë vendimin do të procedojnë tutje me hapat e ardhshëm për formimin e Qeverisë me kryeministër Avdulla Hotin.
“Ne ende nuk kemi marrë informacione nga Gjykata Kushtetuese se kur do të vjen vendimi i plotë, sapo ta marrim atëherë do të procedojmë tutje”, ka thënë ai.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese se kur do t’iu dërgohet palëve vendimi i plotë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Hotin për kryeministër.
VV-ja si parti fituese insiston se vetëm asaj i takon formimi i Qeverisë.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua më 25 mars me mocion mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, që ishte edhe partnere e koalicionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Qeveria: Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës nuk është eliminuar

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin
Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Hill: Më i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes në Ohër sesa nënshkrimi

Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Haradinaj-Stublla: Marrëveshja e Ohrit i ka prioritizuar interesat e Serbisë

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Lavrovi e sheh marrëveshjen e 2013-s mes Kosovës dhe Serbisë si model për Nagorno-Karabakhun
