Arbëri

Qeveria mblidhet fizikisht pas mbledhjeve online

Foto: Driton Paçarada / Koha

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mblidhet fizikisht të dielen, në orën 18:00, në kuadër të lehtësimit të masave në Kosovë.

Mbledhjet e deritanishme të Kosovë, që nga përhapja e pandemisë, janë mbajtur onlinë.

Kjo është konfirmuar përmes rendit të ditës, të cilin e ka siguruar KOHA.

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillave të ministrave për Reformën e Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike (MPBAP).

Ndërkohë, pikë e dytë e rendit të ditës mes tjerash është shfuqizimi i vendimeve të Ministrisë së Shëndetëisë lidhur me masat ndaj përhapjes së koronavirusit.

Image