Policia në Shqipëri ka njoftuar se më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto masa janë marrë në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, transmeton kp.
Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë këto masa.
Dje në Shqipëri janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.