Arbëri

Dekreti i Thaçit u përkrah nga shtatë gjyqtarë në Kushtetuese

Dekreti i Thaçit u përkrah nga shtatë gjyqtarë në Kushtetuese

Shtatë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë konsideruar se presidenti Hashim Thaçi ka pasur të drejtë me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, pasi kishte pritur 20 ditë Vetëvendosjen për të paraqitur emrin e mandatarit, edhe pse Kushtetuta qëndron e heshtur për afatin.

Sipas burimeve të KOHËS, gjyqtarët Bekim Sejdiu e gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci kanë konsideruar se dekreti ishte në kundërshtim me Kushtetutën në pikën referuar afatit.