Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për hapjen e kufijve dhe çerdheve vendoset në javën e parë të qershorit

Në fazën e tretë të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, që do të nisë nga e hëna, ishte paraparë edhe hapja e kufijve tokësorë atyre ajrorë si dhe hapja e çerdheve.

Megjithëkëtë, Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Arsimit ende nuk e dinë se si do të veprojnë në lidhje me këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga këto dy dikastere thonë se krejt varet nga situata epidemiologjike në vend dhe se për këtë janë duke pritur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton KOHA.

Lulzim Krasniqi, këshilltari i ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se që nga paraqitja e pandemisë gjithçka bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do të vendosin për hapjen e kufijve tokësorë dhe ajrorë.

Përderisa as në Ministrinë e Shëndetësisë nuk e kanë një përgjigje definitive për sa i përket hapjes së kufijve, çerdheve e shkollave.

Në një përgjigje me shkrim nga ky dikaster thuhet se kufijtë dhe aeroportet rivlerësohen tani në fillim të qershorit në fazën III të hapjes graduale.

“Testet e arritshmërisë dhe maturës janë paraparë të mbahen sikurse edhe provimet në arsimin e lartë. Hapja e plotë e kufijve, aeroporteve dhe institucioneve edukative e arsimore varet nga dy faktorë: situata epidemiologjike dhe nga vetë sektorët që menaxhojnë këto veprimtari. Kur ato të jenë gati dhe të sigurta, MSh-ja procedon me vendimin”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përderisa shtojnë se trendi po shkon në favor të hapjes, por vendimet përfundimtare do të merren së bashku me institucionet së shpejti.