Arbëri

KDI-ja kërkon transparencë në prokurimet publike dhe hetim të çmimeve të fryra gjatë pandemisë

KDI-ja kërkon transparencë në prokurimet publike dhe hetim të çmimeve të fryra gjatë pandemisë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media, sot ka paraqitur gjetjet preliminare nga monitorimi i procesit të tenderimit me produkte dhe pajisje medicinale në përgjigje të luftimit të pandemisë, të realizuara Ministria Shëndetësisë të Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se një ndër çështjet më prioritare gjatë kohës së krizave siç është rasti me pandeminë COVID 19 është edhe parandalimi dhe adresimi i rreziqeve të korrupsionit në sistemin shëndetësor.