Arbëri

Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek

Tre nga nëntë pacientët që po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive nga COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KOHA.