Arbëri

MD-ja propozon konfiskimin e pasurisë së paligjshme pa aktgjykim dënues

 

Prej tri opsioneve të dhëna në koncept-dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë tё pajustifikueshme, Ministria e Drejtësisë (MD) e ka favorizuar opsionin e tretë - hartimin e një ligji të ri, i cili do të mundësonte konfiskimin saj pa një aktgjykim dënues.

Në koncept-dokumentin që ka dalë në konsultim publik të mërkurën janë dhënë edhe dy opsione të tjera, ai i status quos që të mos ndryshohet asgjë, si dhe opsioni i përmirësimit të kornizës ligjore aktuale. Por që të dyja, sipas koncept-dokumentit nuk do të sillnin ndryshime në këtë fushë.