Arbëri

​Kurti: Lehtësimi i masave nuk ndërlidhet me mundësinë e organizimit të protestave

Foto: Koha / Arkiv
 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.

Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të presidentit Thaçi, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit.