Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka vlerësuar të arsyeshme vërejtjet e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për të cilin sot është dita e tretë që po mban grevë urie në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Zharku është ankuar në cilësinë e ushqimit dhe në mungesë të gjërave ushqimore në shitoren e burgut.
“KMDLNJ-ja i merr si të arsyeshme shqetësimet dhe vërejtjet e Zharkut dhe të burgosurve tjerë sidomos për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjienike nga shitorja e burgut. KMDLNJ-ja ka kërkuar që në mungesë të pakove familjare, furnizimi i shitores së burgut duhet t’u përshtatet nevojave të personave të privuar nga liria e jo interesave të tenderëve të ndryshëm”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së, përcjell KP-ja.
Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.
Zharku po qëndron në paraburgim nga 15 dhjetori e vitit të kaluar.
-
Gjykimi kundër Zharkut, shtyhet shqyrtimi fillestar pasi mbrojtja s’i ka pranuar shkresat e lëndës
-
Nis gjykimi ndaj Zharkut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
40 të burgosur dhe dhjetëra të paraburgosur në burgun e Hajvalisë në grevë urie pas refuzimit për lirim
-
Xhabir Zharku mbetet në paraburgim
-
Për çka dyshohet Xhabir Zharku, për të cilin u vendos 1 muaj paraburgim