Arbëri

SHKK-ja fillon punën me orar të rregullt më 26 maj

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data 26 maj 2020, fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

“Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt”, thuhet në njoftim.